back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeThaçi tregon kur do të shpallet data e zgjedhjeve lokale

Thaçi tregon kur do të shpallet data e zgjedhjeve lokale

Të ngjajshme

Sot fillon gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së

Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së,...

Albin Kurti viziton Shtimen: Me kryetarin Aliu do të vazhdojmë investimet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar Shtimën, ku...

Vetëdorëzohet i dyshuari tjetër për tentim-vrasjen në Nadakovc të Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e dytë,...

Janë çift? Ja çka i bëri bashkë Afronën e Art Rushitin

Natën e mbrëmshme, disa fotografi në rrjetet sociale kanë...

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbledhur përfaqësuesit e subjekteve politike në një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale në vend.

Thaçi ka thënë se për caktimin e kësaj date të zgjedhjeve lokale duhet të merren parasysh të gjithë faktorët, njofton Klan Kosova.

“Jemi brenda afateve ligjore për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale, në përcaktimin e datës duhet të marrim parasysh të gjithë faktorët që ndikojnë në mbarëvajtjen e përgjithshme të tyre”.

“KQZ është shprehur e gatshme të organizojë zgjedhjet dhe të sigurojë mbarëvajtjen e tyre”.

Presidenti ka thënë se do të shpallë ditëve në vijim datën e zgjedhjeve lokale, duke thënë se Kosova duhet të tregojë edhe njëherë se di të organizojë zgjedhje të mira.

“Në ditët në vijim do të shpallë datën e zgjedhjeve, duke marrë parasysh edhe propozimet tuaja”.

“Ne si Kosovë kemi instaluar traditën e zgjedhjeve të lira, këtë e dëshmuam edhe në zgjedhjet e 11 qershorit. Edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të dëshmojmë këtë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz