back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmePagën 5 mijë euro, jeton me qira

Pagën 5 mijë euro, jeton me qira

Të ngjajshme

Sulmi në “Ibër-Lepenci”/ Më 24 dhjetor nis gjykimi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 24 dhjetorin si...

Dyfishohet çmimi i argjendit në Kosovë, ari është “i paprekshëm”

Çmimi i arit ka shënuar një rritje të konsiderueshme...

Lirimi i Kilajt, Haradinaj: Gjykatës Speciale i ra maska

Isni Kilaj, u lirua me kusht nga Gjykata Speciale...

Mercedesi sjell S-Class-ën si robot taksi luksoz, nis operimin në Abu Dhabi

Mercedes-Benz-i ka prezantuar projektin e ri futuristik: shndërrimin e...

Njëri ndër zyrtarët e lartë më të paguar në Kosovë është drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale (FKP) Ardian Zalli.

 Prej se ka nisur publikimi i pagave në Kosovë, Zalli ka qenë në top-listën e personave më të paguar në Kosovë.

Përkundër të hyrave të mëdha, drejtori menaxhues i FKP-së Ardian Zalli, ka deklaruar se ka një pasur prej 266 mijë e 103 eurove.

Në regjistrin e deklarimit të pasurisë, drejtori Zalli deklaron se nuk ka pasuri të paluajtshme. Në anën tjetër Zalli ka deklaruar se ka veturë në vlerë prej 12 mijë e 700 eurove.

Janë 192 mijë e 420 euro para të gatshme të deklaruara se i ka në institucionet financiare.

Të ardhurat vjetore të drejtorit Ardian Zalli janë 60 mijë e 983 euro.

Në të dhënat tjera të deklaruara Zalli deklaron se jeton me qira me familjen e tij

“Vendbanimi i lartcekur është banesë me qira në të cilën jetoj me familjen e ngushtë në Prishtinë”, thuhet në deklarimin e pasurisë së Zallit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz