back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePal Lekaj: Ramush Haradinaj do ta udhëheq Qeverinë

Pal Lekaj: Ramush Haradinaj do ta udhëheq Qeverinë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Pal Lekaj ka thënë se populli ia ka dhënë besimin PAN-it që ta udhëheq Qeverinë, dhe kështu edhe do të ndodhë.’

Në një prononcim për lajmi.net Lekaj ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur, dhe Qeveria do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

“Populli ia ka dhënë besimin PAN-it për të udhëhequr Ramush Haradinaj qeverinë e ardhshme të Kosovës. Kjo do të ndodhë në afatin sa ma të shpejt pasi të çertifikohen rezultatet. Sepse nuk e kemi lluksin të humbim kohë”, ka thënë Lekaj.

Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së duke folur për çështjen e mandatarit, ka thënë se nuk do të ketë nevojë për zgjedhje të reja, pasi Haradinaj e ka mandatin popullor për ta formuar qeverinë.

“Mandatin presidenti do t’ia jap sipas ingirencave kushtetuese koalicionit fitues dhe do të krijohen institucionet pa patur nevojë që të shkohet në zgjedhje. Ramush Haradinaj e ka mandatin popullorë për të formuar qeverinë dhe konform atij mandati të dhënë nga populli edhe do të veprojë”, u shpreh Pal Lekaj për lajmi.net

Vet Haradinaj gjatë ditës së djeshme u shpreh i bindur se koalicioni PAN i ka numrat për formimin e Qeverisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz