Tollovia në trafik ka bërë që një femër e një mashkull të zihen verbalisht. Pasi pa që nuk po mund të kalonte shpejt me veturë, burri ka dalë nga automjeti dhe e ka sulmuar fizikisht femrën. Sulmuesi pretendonte që ajo nuk po ia lëshonte rrugën, raporton lajmi.net.
Trafiku është bllokuar për rreth gjysme ore, ndërsa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Policia e Kosovës.
Po ashtu në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Autoambulanca. /Lajmi.net/






