Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata është sulmuesi më i kërkuar nga Hoze Mourinjo për ta bërë një skuadër cilësore dhe konkuruese për sezonin e ri.
Sipas SkyItalia, United i ka ofruar pagë vjetore prej 12 milion euro për katër vite kontratë.
Kurse klubet do të dakordohen për një transferim të spanjollit në vlerë 70 milion euro./Drenicapress.info/