Talenti i futbollit italian, Gianluigi Donnarumma, ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Milanin.
Portieri i talentuar ka edhe një vit kontratë me klubin, dhe tani ka dy rrugë të largohet këtë sezon, apo në vitin tjetër si transfer i lirë, transmeton DrenicaPress.
Mediat italiane shkruajnë se agjenti i portierit, Mino Raiola, është takuar me drejtorët e Juventusit, Beppe Marotta dhe Fabio Paratici, për të folur rreth transferimit të Donarumës në “Allianz Stadium”.
Portieri aktual i Juves, Gigi Bufon, verën e vitit të ardhshëm do të largohet nga futbolli i lujtur dhe Juve po kërkon një portier të ri. Donaruma do të ishte një zëvendësues ideal./Drenicapress.info/