back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaSportFutbollistët shqiptarë që u shpallën kampionë në Evropë me skuadrat e tyre...

Futbollistët shqiptarë që u shpallën kampionë në Evropë me skuadrat e tyre (Foto)

Të ngjajshme

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Edhe pse në pesë kampionatet më të forta në Evropë ka shumë lojtarë shqiptarë, në asnjë nga skuadrat e shpallura kampion nuk ka lojtarë shqiptarë.

Duke larguar kampionatet ku luajnë lojtarët shqiptarë në rajon, ka disa që janë shpallur kampion.

Në Austri, Valon Berisha së bashku me Mërgim Berishën fituan titullin e kampionit dhe Kupën.

Berisha ishte ndër më meritorët që skuadra e tij u shpall kampion.

Në Azerbajxhan Ansi Agolli e fitoi titullin dhe Kupën. Mbrojtësi shqiptar tash e disa vite luan me këtë skuadër.

Në Kroaci titullit të kampionit iu gëzua Leonard Zhuta, shqiptari nga Maqedonia. Ai ishte pjesë e Rijekës që e ktheu titullin.

Ne Norvegji me Robenburgun është shpallur kampion Elbasan Rashani.

Mesfushori shqiptar Valon Ahmedi e ka fituar titullin në Slloveni me Mariborin.

Ndërsa ndër më të suksesshmit këtë vit ishte Taulant Xhaka që u shpall kampion m Baselin.

Fituesit e njohur të Kupave

Sa i përket Kupave, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi e kanë fituar Kupën FA.

Në Holandë, Kupën e ka fituar Vitesse me Milot Rashicën. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz