Një mesazh vërtet shumë i veçantë ka mbërritur në kutinë postare elektronike, të ekipit të sapo shpallur kampion në Shqipëri, Kukësit. E veçanta e kësaj letre është tek personazhi i cili e ka dërguar.
Shefi ekzekutiv i Bayernit të Mynihut, Karl Heinz Rummenigge, i cili vlerëson maksimalisht suksesin e skuadrës verilindore, duke iu drejtuar Presidentit Safet Gjici dhe klubit të Kukësit për këtë arritje historike, atë të fitimit të titullit kampion për të parën herë në historinë e tyre.
Mesazhi është i shkurtër, por tejet i rëndësishëm, pasi pas tij qëndron një emër i madh i futbollit gjerman, siç është Rummenigge i cili është edhe numri 2, në kupolën drejtuese të klubit bavarez.
Letra është postuar në faqen zyrtare nga Kukësi. Kampionët e Shqipërisë, kohë më parë mori një tjetër urim special nga presidenti i Fifas Gianni Infantino.
