back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmePanik dhe të qara në aeroplanin Prishtinë – Cyrih, digjet bateria e...

Panik dhe të qara në aeroplanin Prishtinë – Cyrih, digjet bateria e një telefoni celular (VIDEO)

Të ngjajshme

Anthony Martial përfundon në Meksikë

Dikur u transferua me shumë bujë te Manchester United,...

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

Të mërkurën, pasagjerët e aeroplanit Prishtinë – Cyrih janë tmerruar derisa ishin duke fluturuar drejt Zvicrës, raportojnë mediet zvicerane, transmeton Gazeta Express. Bateria tejmase e nxehur e një telefoni celular, ka shkaktuar një tym të dendur në bordin e aeroplanit të agjencisë “Germania”.

Aeroplani, menjëherë pasi është nisur drejt Cyrihut, është dashur të kthehet.

Aeroplani i “Germania Airline” të mërkurën është nisur me kohë për në Cyrih nga Aeroporti i Prishtinës. Menjëherë pasi e nis fluturimin, piloti është dashur ta kthejë avionin për në Prishtinë.

Arsyeja, siç shkruan portali zviceran, Blick.ch, ishte bateria e një telefoni.

Portali e citon dëshmitarin e ngjarjes, Arben Nuaj i cili thotë se e ka përjetuar panikun vetëm pak ulëse më tutje.

“Papritmas pasagjerët që ishin para meje filluan të bërtasin dhe të qajnë. Më pas e pashë tymin edhe vet”, i ka thënë Nuaj portalit të BLICK.

Në aeroplan ka mbizotëruar paniku, shumë njerëz kanë filluar të bërtasin “zjarr, zjarr”.

“Ishte ngjarje e tmerrshme, të gjithë ishin ngritur në këmbë, lëviznin pa kontroll. Askush nuk e dinte saktë çfarë po ndodh. Unë e pash tymin e dendur, çka më frikësoj tejmase”, shton më tej Nuaj.

Sipas portalit blick.ch, stafi që ka qenë i angazhuar në atë udhëtim kanë reaguar shpejtë duke e evituar më të keqen.

E tërë ngjarja me panik dhe tollovi ka zgjatur 15 minuta, derisa situata është vënë nën kontroll.

Piloti e ka kthyer menjëherë aeroplanin në aeroportin e Prishtinës ku zjarrfikësit kanë qenë në gjendje gatishmërie, shkruan më tej ky medium zviceran.

Dy orë më vonë fluturimi megjithatë është realizuar pasi aeroplani i njëjtë ka arritur ta kryejë fluturimin për në Cyrih.

Nuaj i ka thënë Blick.ch se tre pasagjerë kanë qenë aq të frikësuar sa nuk kanë dashur të fluturojnë më.

“Germania Airline” e ka konfirmuar rastin duke thënë se fjala ishte për një bateri që nuk ishte në përdorim, ndonëse nuk e kanë treguar se për çfarë lloji të baterisë saktë bëhet fjalë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz