back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaRegjionaleDrenasSkandaloze, Komuna e Drenasit nderon 100 personalitet, nuk figuron asnjë hoxhë! Reagon...

Skandaloze, Komuna e Drenasit nderon 100 personalitet, nuk figuron asnjë hoxhë! Reagon Osman Musliu

Të ngjajshme

Hoti: Pushteti i ri lokal në veri duhet të reflektojë vullnetin e qytetarëve

Profesori Afrim Hoti, në një linjë direkte nga Amerika...

Gallapenit i rritet vlera në “Transfermarkt”

Dion Gallapeni është padyshim një nga lojtarët më të...

Jashari: Ministrat me skandale nuk duhet të prijnë listën e Vetëvendosjes

Analisti politik, Shemsi Jashari, ka komentuar listën e kandidatëve...

​Papa: Njerëzimi është në provë

Papa Leo i lutet Zojës sonë për “një njerëzim...

Komuna e Drenasit do të ndajë afro 100 mirënjohje për personalitet të ndryshme të komunës së Drenasit.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, mirënjohje për kontributin e dhënë në komunën e Drenasit do tu ndajë mësimdhënësve të parë të shkollave shqipe, patriotë, sportist, artist e shkrimtar.

Por aty nuk figuron asnjë hoxhë apo imam nga kjo komunë! I menjëhershëm ka qenë reagimi i Mulla Osman Musliut, i cili pyet komunën e Drenasit: A harruat? A jani të pafe? Apo jeni të poshtër…?

“A harruan? Më thanë që harruar po më duket absurde. Me dhjetëra e qindra hoxhollarë kanë pasur rol kyq në mësimin e gjuhës shqipe duke mos perjashtuar as hoxhollaret e Drenasit. Kontributë të madhë për çlirimin e këtij vendi. Dhjetëra dëshmorë për këtë liri. Respekti dhe dashuria që gëzojnë hoxhollarët tek shoqëria nuk ka zbrit prej qiellit por është një kontribut që i bën këta njerëz qe ti respektojnë hoxhollarët e tyre. …”
“A janë të pafe? Sa i përket qështjes së qenurit i pafe prapë është absurd. Për arsye se mund të jesh i pafe madje edhe antifetarë por nuk guxon ta neglizhojë askush rolin e dikujt në shoqëri. Sidomos në një shoqëri ku feja është aspekt shumë i rëndësishëm i ndjenjave të njerëzve.”
“A janë të poshtër? Pasi që dy opsionet e para nuk ishin adekuate për ti shpjeguar këta njerëz, nuk po mbet një opsion tjetër. Por prapë nëse gjeni ndonjë fjalë më adekuate jeni të lirë të propozoni ndonjë tjetër”, ka thënë hoxhë Osman Musliu./Drenicapress/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz