Sokol Havolli, Vlora Dumoshi , Arban Abrashi, Bajram Gecaj, Skënder Hyseni, Imet Rrahmani, Bardhyl Meta, Hykmete Bajrami, Valon Murtezaj e të tjerë duket se nuk do të arrijnë të fitojnë postin e deputetit.
Edhe pse ende nuk kemi një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve të 11 qershorit, duke i patur parasysh të dhënat e deritashme nga Degët e LDK-së del se votuesit e LDK-së ndëshkuan kandidatë të favorizuar të kryetarit Mustafa, ndërkaq shpërblyen me votë ata që ishin kundër koalicionit me PDK-në.
Ajo që mund të thuhet tashmë është fakti se “kundërshtarja” më e madhe e Isa Mustafës dhe e koalicionit me PDK-në, Vjosa Osmani, tashmë do të jetë jo vetëm femra më e votuar më 11 qershor por do të jetë kandidatja e dytë, pas Avdullah Hotit me mbi 60 mijë vota.
I votuar poashtu del te jetë edhe Anton Quni, si dhe dy figurat e reja në LDK, Lumir Abdixhiku e Driton Selmanaj.