back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeLista serbe: Fituam mjaftueshëm për ta penguar Prishtinën

Lista serbe: Fituam mjaftueshëm për ta penguar Prishtinën

Të ngjajshme

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në...

Plagoset një person në Gjakovë, të dyshuarit ende nuk janë arrestuar

Një person ka mbetur i plagosur dje në Gjakovë. Siç...
- Advertisement -

Lideri i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka thënë se partia e tij do të ketë numër të mjaftueshëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës “që të pengojë ndryshimin e Kushtetutës, formimin e ushtrisë së Kosovës dhe ndryshimin e kufijve të shtetit tonë të Serbisë”.

Lideri i Listës Serbe, Sllavko Simiq, është shprehur i ngazëllyer me rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai ka thënë se rezultatet tregojnë për fitoren absolute të Listës Serbe përballë subjekteve të tjera politike serbe dhe në këtë mënyrë ka arritur qëllimin kryesor politik që Lista Serbe t’i marrë të gjitha ulëset e rezervuara për serbët në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se për Listën Serbe kanë votuar mbi 40 mijë serbë të Kosovës dhe ky rezultat, sipas tij, është rekordi i deritashëm i arritur i një subjekti politik në zgjedhje.

Lideri i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka falënderuar të gjithë serbët e Kosovës, serbët e Anamoravës, të anës së Siarinës, serbët e Kosovës Qendrore, të veriut të Kosovës, serbët e zhvendosur për besimin e dhënë.

Në veçanti Simiq ka falënderuar serbët e Leposaviqit, të cilët, siç ka thënë Simiq, “kanë bërë luftë të drejtë dhe të madhe kundër komunarëve të dëgjueshëm të Prishtinës dhe kundër mbeturinave serbe. /Zëri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz