BallinaBotëJep dorëheqje kryeministri finlandez

Jep dorëheqje kryeministri finlandez

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Kryeministri finlandez, centristi Juha Sipila, njoftoi sot se dëshiron të paraqes dorëheqjen e qeverisë së tij presidentit sepse kërkonte të ndahej nga partneri i tij i koalicionit, ”Finlandezët e vërtetë” (euroskeptike), që zgjodhi si kryetar të saj një deputet të dënuar për deklarata raciste.

“Pasi kam dëgjuar mendimin e grupit parlamentar (…) do të shkojë te presidenti dhe do t’i paraqesë dorëheqjen e qeverisë”, deklaroi në një konferencë shtypi Sipila.

Kreu i qeverisë do të bisedojë fillimisht me partinë e tij dhe do të lejojë ministrin e tij të Financave, Petteri Orpo të konsultohet me partinë konservatore, që kërkon të ruajë partneritetin e koalicionit.

”Finlandezët e vërtetë” zgjodhën në krye Jussi Halla-aho, 46 vjeç, i cili shpreson të rrisë popullaritetin, me një linjë radikale antiimigracion dhe antievropiane, një formacion që ka pasur rënie të ndjeshme në sondazhe që prej kohës që është në pushtet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz