BallinaLajmeBulliqi: Mustafa e sakrifikoi Hotin për dështimet e veta

Bulliqi: Mustafa e sakrifikoi Hotin për dështimet e veta

Të ngjajshme

Tony Awards 2026: Dominojnë “The Lost Boys” dhe “Schmigadoon!”

Mjuzikëllat The Lost Boys musical dhe Schmigadoon! kryesojnë nominimet...

Në “Emirates” luftohet për finale, këto janë formacionet

Sonte përcaktohet finalisti i parë i finales së Ligës...

Syla PDK-së: Nait Hasanin në parti e mos me e marrë Limajn, veç po duket standard i dyfishtë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka komentuar qëndrimin...

Ndryshim në trajtimin e astmës: Largim nga inhalatorët blu

Mbi një milion pacientë kanë kaluar tashmë në përdorimin...

Me sy të nxirë dhe duke qarë, Bebe Rexha shfaqet në gjendje të rënduar

Bebe Rexha është shfaqur në një gjendje të rënduar...
Shpejtim Bulliqi, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili u përjashtua nga lista për deputet nga Isa Mustafa e ka akuzuar këtë të fundit për rezultatet e djeshme ku subjekti i tyre u rendit pas Lëvizjes Vetëvendosje, pra në vendin e tretë.

Bulliqi tha se Mustafa se bashku me Kryesinë e LDK’së e kanë zgjedhur Avdullah Hoti që ta sakrifikojnë për t’i mbuluar kështu dështimet e tyre.

Bulliqi, ndonëse ka një mendim të mirë për Hotin e të cilin e quan një njeri shumë të shquar dhe një nga ministrat më të mirë që ka pasur qeveria e kaluar, thotë se këtë person e dogji për interesa të caktuara Mustafa me anëtarët tjerë të Kryesisë.

“Ky reformim që u bo dhe ky kuadro, pra z Hoti ka qenë një kuadro shumë e shquar është njëri nga ministrat më të suksekshëm që ka pasur kjo Qeveri dhe ne më këtë e sakfirikuam ketë njëri. E nxorrën në publik dhe nuk arritën me nxjerr si subjekt i parë për ta formuar qeverinë.

Pra e dogjëm në kuptimin politik një kuadër të shquar në kuptimin profesional. Unë mendoj që është një humbje e madhe.

Kjo ka qenë një strategji e Mustafës së bashku më kryesinë për t’i fshehur dështimet që i bënë pas koalicionit pa pëlqimin e elektoratit”, tha Bulliqi në Rrokum Roll.

Bulliqi i cili ka qenë një nga deputetët më të zëshëm kundër Demarkacionit tha se LDK në zgjedhjet e djeshme humbi 12 mijë vota dhe këtë ai e quan humbje të madh.

Ai tha se qytetarët treguan se çka është ajo që duhet të bëjë LDK-ja pasi përndryshe siç shprehet ai, nëse ky subjekt nuk reflekton, atëherë dihet cili do të jetë fati i LDK’së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz