BallinaBotëHidhet poshtë përsëri urdhri i Trumpit për udhëtimet

Hidhet poshtë përsëri urdhri i Trumpit për udhëtimet

Të ngjajshme

KQZ tregon numrin e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua...

Haradinaj kujton Smajl Haradinajn: Sakrifica e tij frymëzim për luftën çlirimtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin...

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Një gjykatë e apelit në Shtetet e Bashkuara mbajti në fuqi vendimin e një gjykate më të ulët, i cili bllokon urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump për udhëtimin.

Ky urdhër u ndalon përkohësisht hyrjen në SHBA shtetasve nga gjashtë vende me shumicë myslimane.

Tre gjykatës të Gjykatës së Apelit të Qarkut 9 thanë se nuk do të shfuqizojnë vendimin që ka lëshuar një gjykatë në Havaje, në muajin mars, për pezullimin e urdhrit të presidentit.

Gjykatësit thanë se urdhri i presidentit është motivuar nga “një paragjykim anti-mysliman”.

Administrata Trump thotë se ndalimi i përkohshëm i udhëtimit, që prek shtetasit e Iranit, Sirisë, Sudanit, Libisë, Somalisë dhe Jemenit, ka të bëjë me shqetësimet për sigurinë kombëtare.

“Konstatojmë se presidenti, me lëshimin e urdhrit ekzekutiv, ka tejkaluar autoritetin që i është dhënë nga Kongresi”, thanë gjyqtarë në vendimin e shkruar, përcjell REL.

Urdhri i pezulluar, i nënshkruar më 6 mars, ka qenë rishikim i urdhrit fillestar të Trumpit, të nënshkruar më 27 janar, i cili u ka ndaluar hyrjen në SHBA shtetasve të shtatë vendeve me shumicë myslimane, përfshirë Irakun.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz