Përgjatë gjashtë ditëve sa zgjati ky panair e i cili është i hapur ende deri në orën 16:00, është vizituar nga mbi 40 mijë qytetarë të Kosovës, ku ka ngritur rritje rreth 30% të shitjes, shkruan KultPlus.
Më gjashtë qershor u hap Panairi i 19-të i Librit në Prishtinë. Përgjatë gjashtë ditëve sa zgjati ky panair e i cili është i hapur ende deri në orën 16:00, është vizituar nga mbi 40 mijë qytetarë të Kosovës, ku ka ngritur rritje rreth 30% të shitjes. Kësisoj mesditën e së dielës, u mbajt konferenca për medie nga organizuesit e këtij panairi në krye me kryetarin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës Daut Demakun, ku u publikuan pesë librat më të shitur të autorëve vendor dhe pesë të autorëve ndërkombëtar, shkruan KultPlus.
“Ndjehem shumë mirë që kemi një rritje të tillë dhe edhe më mirë kur shoh kaq shumë rini që po marrin pjesë në këtë panair”, tha para të pranishëmve Demaku, i cili publiku edhe shifrat e pjesëmarrësve.
Ndërkoh Besan Zeneli në pjesën organizative të këtij panairi, shpalosi emrat e best-sellerve të Panairit të 190të të Librit në Prishtinë.
Pesë autorët shqiptar më të shitur janë:
Veton Surroi me librin ‘Gorillat që si pamë’ në vendin e parë, Flutur Mustafa me librin ‘Na dy’, Arbën Xhaferi me ‘Vepra’, Agron Alibali me ‘Dritë hijet e një diplomati-Faik Konica’ dhe Ndriçim Ademi ‘Pa heronj, pa bujë’.
Pesë autorët më të shitur ndërkombëtarë janë:
Malala Yousafza ‘Unë jam Mala’, Clena Ferrante ‘Mbiemri i ri’, Svetlana Alexievich ‘Lufta nuk ka fytyrë gruaje’, Youval Harari ‘Një histori e njerëzimit’ dhe Michael Hollepek ‘Harta dhe teritori’.
Panairi i 19-të i Librit në Prishtinë, përfundon sot më 11 qershor në orën 16:00./ KultPlus.com