back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeKelmendi: Partisë Fjala mbi 50 mijë vota iu shpallën të pavlefshme

Kelmendi: Partisë Fjala mbi 50 mijë vota iu shpallën të pavlefshme

Të ngjajshme

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Kina vendos taksë mbi prezervativët

Kina do t’i japë fund një përjashtimi të gjatë...

Bashkim Gllareva merr mbështetje nga akademiku Arsim Bajrami (FOTO)

Kandidati i PDK së nga Drenasi, doktor Bashkim Gllareva...

Tahiri: Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, është deklaruar pas numërimit të mbi 90 për qind të votave të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Lideri i Fjala, që mori vetëm 1 për qind të totalit apo 6 mijë vota dhe që nuk arrin të futet në kuvend, ka thënë se në numërim ka pasur mashtrime dhe se votat për partinë e tij janë shpallur si vota të pavlefshme.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Faktet flasin vet !

– Na mohuat padrejtësisht të kemi komisioner për ruajtjen e votës tonë.

– 50 mijë fletëvotime të pavlefshme.

Kjo tregon qartë qëllimin e juaj.

Ju e dëmtuat Partinë FJALA që garoj me njerëz me vlera dhe vullnet të pastër.

-Në vitin 2010 kur askush nuk më njihte, fitova i vetëm mbi 4 mijë vota.

– Në vitin 2014 fitova i vetëm mbi 10 mijë vota.

-Tash së bashku me 109 kandidat të tjerë na ” dolën ” rreth 6 mijë vota.

A mendoni se ju besojmë, a mendoni se pajtohemi?

Ju me strategjinë e juaj profesionale zhvleftësuat mbi 50 mijë votat tona duke i bërë të pavlefshme.

Kjo dëshmon edhe njëherë se sa është i zhytur vendi ynë në krim të organizuar dhe korrupsion.

Por një gjë dijeni, se nuk mund ta ndalni kurrë vullnetin e këtyre djemve dhe vajzave që të punojnë për popull dhe shtet.

Ne nuk jemi si ju.

Ne nuk i dëmtojmë të tjerët.

Ne prapë do të kthehemi edhe më fuqishëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz