back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeDeda zotohet në emër të koalicionit LAA

Deda zotohet në emër të koalicionit LAA

Të ngjajshme

Kandidati për deputet nga Alternativa, Ilir Deda ka falënderuar gjithë qytetarët e Kosovës që ia kanë dhënë mbështetjen koalicionit LDK-AKR-Alternativa, duke u premtuar atyre se ky koalicion do të funksionoj bashkë.

Përmes një statusi në Facebook, ai gjithashtu ka premtua se nuk do e zhgënjejnë popullin.

Ja postimi i tij:

Të dashur miq, të dashur qytetarë,

Ju faleminderit të gjithë juve që dje e përkrahët Alternativën dhe koalicionin tonë LDK-AKR-Alternativa. Mirënjohje e veçantë për të gjithë aktivistët dhe përkrahësit tonë që palodhshëm u angazhuan për shpresë.

Populli e tha fjalën e vet, tash këtë duhet t’a bëj politika. Ju siguroj se koalicini jonë do të qëndrojë bashkë, dhe se as si bllok e as si subjekte ndaras nuk do t’a përkrahim PAN-in.

Të jeni të sigurtë që në një asnjë menyrë nuk do t’ju dëshprojmë, dhe mbi votën tuaj nuk do të bie terri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz