BallinaBotëSherr mes dy grupesh në Gjermani, shqiptari goditet me thikë për vdekje

Sherr mes dy grupesh në Gjermani, shqiptari goditet me thikë për vdekje

Të ngjajshme

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë...

Gjiganti anglez përgatit ofertën për Camavingën

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë...

Tërnava: Politikanët janë bërë për “hajmali”, duhet të tejkalohet ngërçi politik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava,...

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Një shtetas shqiptar është qëlluar me thikë dhe ka mbetur i vdekur në qytetin Wiesbaden të Gjermanisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, pas një konflikti mes dy grupesh, ku në njërin prej tyre bënte pjesë edhe 19-vjeçari shqiptar, transmeton Shekulli. Identiteti i këtij të fundit nuk bëhet i ditur, por media gjermane “Faz.net” ka publikuar lajmin.

Sipas “Faz.net”, grupi i shqiptarit përbehej nga 6 persona dhe u përleshën me grupin tjetër kundërshtar të përbërë prej 3 personash në sheshin “Mauritiusplatz”.

Ndërkohë policia gjermane ka deklaruar se nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe 2 të tjerë, të grupit ku bënte pjesë shqiptari. Të plagosurit janë dërguar në spital menjëherë në spital.

Bëhet e ditur se 19-vjeçari shqiptar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz