back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeIsh-kryegjyqtari i kushtetueses shpjegon situatën e re nga zgjedhjet

Ish-kryegjyqtari i kushtetueses shpjegon situatën e re nga zgjedhjet

Të ngjajshme

Tahiri: Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

Xhevdet Rexhepi merr mirënjohje nga Dhoma e Tregtësië në Shqipëri

Biznesmeni Xhevdet Rexhepi, pronar i rrjeteve të njohura Viva...

Ishte afër Real Madridit, Firmino tregon se pse dështoi marrëveshja: Dy herë i refuzova

Roberto Firmino u paraqit në një intervistë dhe zbuloi...

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, është ftuar nga KTV-ja për të komentuar situatën aktuale të rezultateve preliminare dhe zhvillimet e mundshme pasi që deputetët e legjislaturës së re të ulen në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Hasanit, nëse LAA e LVV nuk shkojnë në koalicion me PAN-in, dhe ky i fundit nuk arrin numrin prej 41 deputetëve edhe sikur hipotetikisht të kishte koalicion me pakicat nuk do të mund ta zgjedhë vetë as kryetarin e Kuvendit.

Në variantin e dytë, sikur PAN-i të arrinte kuotën prej 61 deputetëve me pakica dhe LAA e LVV të bllokoheshin kundër koalicionit me të, atëherë kjo e fundit do të mund ta merrte kreun e Kuvendit por nëse në afatin ligjor nuk do të mund të bënte Qeverinë atëherë këtë do të mund ta bëjë shumica e re parlamentare.

Hasani ka thënë se kjo nuk ka ndryshuar asgjë nga hera e kaluar, kur VLAN ishte bllokuar kundër koalicionit me PDK-në.

“Shumica kushtetuese është ajo shumicë e cila e del nga certifikimi i rezultateve. Po supozojmë që është kështu siç është tash rezultati. Atëherë PAN-i i bien ta udhëheq vallen e para. Në qoftë se brenda afatit nuk arrin që të krijojë ekzekutivin atëherë mandati kalon te i dyti”, ka thënë Hasani./Koha.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz