back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeLDK: Në Skenderaj militantët partiakë janë para qendrave të votimit

LDK: Në Skenderaj militantët partiakë janë para qendrave të votimit

Të ngjajshme

Isak Neziri ndan 30 bursa dhe jetëson Fondacionin “Leotrim Ahmeti”

Skenderaj u mbush me emocione, dhimbje dhe krenari, teksa...

Tomiyasu prezantohet te Ajaxi

Ajaxi ka prezantuar blerjen e tyre të re. Bëhet fjalë...

“Po të çpojke e po ta shtike mrena”, për çka e ka fjalën Shkurta?

Shkurta dhe Fjolla kanë folur për ndërhyrjet estetike. Shkurta tha...

Sulmi me makinë në paradën e Liverpoolit, gjykata jep 21 vjet e 6 muaj për autorin

Sulmuesi në paradën e Liverpoolit, Paul Doyle, është dënuar...

Besnik Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë të dielën në një konferencë për media se procesi zgjedhor në përgjithësi ka shkuar mirë me përjashtim të disa shkeljeve siç është grumbullimi i militantëve partiakë para qendrave të votimit në Skenderaj.

“Vlerësimi ynë për zgjedhjet është përgjithësisht pozitiv, me gjithë vërejtjet që kemi në disa raste që ndërlidhen me pengimin e vëzhguesve tonë që të përmbushin misionin e tyre. Raste të tilla janë evidentuar në Skenderaj në Qendrën e Votimit 2105B si dhe grumbullimin e militantëve partiak pranë qendrave të votimit duke provuar që t’iu bëhet presion votuesve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se shqetësues është edhe rasti i OJQ-së tashmë të njohur, pjesë e së cilës janë identifikuar edhe asamblistë të KK të Gjakovës nga PDK.

“Sido që të jetë, në ftojmë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë edhe këtë pjesë të kohës së mbetur dhe të përmbushin obligimin e tyre qytetar përballë venit të tyre. Ndërsa, ne kërkojmë që konformë rregullave zgjedhore, qytetarëve që do të jenë në radhë në momentin e përfundimit të orarit të përcaktuar zyrtar t’u lejohet pa përjashtim ushtrimi I të drejtës së votës”, ka deklaruar Krasniqi.

Në fund ai i ka ftuar të  komisionerët dhe vëzhguesit që gjatë procesit të numërimit të kryejnë detyrën e tyre me nderë dhe saktësi me qëllim që në asnjë mënyrë të mos ndodhë deformimi i vullnetit të qytetarëve i shprehur përmes votimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz