BallinaLajme​PDK-ja akuzon Vetëvendosjen për shpërndarjen e lajmeve të rreme

​PDK-ja akuzon Vetëvendosjen për shpërndarjen e lajmeve të rreme

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka shpërndarë si “lajm të rremë” një sondazh për zgjedhje të publikuar sot në mëngjes.

Krasniqi, në një konferencë për media, ka thënë se kjo parti politike mjerisht, gjatë javëve të fundit ka shpërndarë “lajme të rreme”.

“Ka disa javë që Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë lajme fantome përmes portaleve të rrejshme dhe profileve fantome në rrjete sociale. E njëjta gjë po vazhdon edhe sot”, ka thënë Krasniqi nga selia qendrore e PDK-së.

Tutje, ai ka thënë se kjo është një ditë e madhe për demokracinë tonë dhe do të jetë një ditë e madhe edhe për Partinë Demokratike të Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit.

“Ne jemi të bindur se qytetarët janë të vendosur për një Fillim të ri për vendin”, ka thënë ai.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se sot ka parë të rinj të cilët po votonin për herë të parë dhe pensionistë të cilët kanë votuar në çdo cikël zgjedhor. Sipas tij, kjo është e bukura e demokracisë në Kosovë.

“Ky është shteti ynë për të cilin shumë gjenerata janë flijuar. Ne e kemi për detyrë t’i kujtojmë ata që janë sakrifikuar për pavarësinë tonë dhe t’u jemi atyre mirënjohës, veçanërisht sot”, ka thënë Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz