BallinaSportCosta zbulon sms-në e Conte: “Ç’kemi Diego…

Costa zbulon sms-në e Conte: “Ç’kemi Diego…

Të ngjajshme

“Ç’kemi Diego, uroj të jesh mirë. Faleminderit për sezonin që kaluam bashkë. Paç fat për sezonin e ardhshëm, por nuk je më në planet e mia”.

Ky është mesazhi i shkurtër që e përditshmja spanjolle “AS” ka siguruar, të cilin trajneri i Chelseas, Antonio Conte ia ka dërguar sulmuesit Diego Costa, për të informuar futbollistin se ai konsiderohet tashmë i tepërt për planet dhe kërkesat e “Stamford Bridge”. Përgjigja e Diego Costas ishte asgjë më shumë se një “Ok”, i shkurtër, i thjeshtë dhe i qartë. SMS-ja u zbulua nga vetë Diego Costa, në përfundim të ndeshjes Spanjë-Kolumbi e zhvilluar mbrëmjen e të mërkurës dhe e përfunduar në barazim 2-2. Një ndeshje ishte pjesë e ekipit, por nuk u aktivizua në Murcia.

AS reveals the blunt text message that Chelsea boss Antonio Conte sent to Diego Costa, to inform the striker that he is not required at Stamford Bridge.

Te Chelsea nuk janë aspak të lumtur me faktin që Costa ka zbuluar se ai nuk është më i dëshiruar nga Conte, sepse kjo dobëson pozitat e klubit në tratativat që do të realizohen me klube të ndryshme të interesuara për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Spanjës. Vlera e Costas, sipas informacionit të Transfermarkt, është rreth €50 milionë euro. Tashmë, pas bërjes publike të situatës dhe konsideratës së klubit të bluve ndaj sulmuesit, konsiderohet shumë e vështirë që Chelsea të mund të arkëtojë atë shumë parash për spanjollin. Ky i fundit shënoi 22 gola në 42 ndeshje me Chelsean në sezonin e fundit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz