Milani po punon jashtëzakonisht shumë për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Marrja në pronësi nga kinezët e ka ringjallur shpresën te tifozët që skuadra e tyre mund të rikthehet përsëri në majat e futbollit evropian.
Goal.com ka bërë një formacion të Milanit për sezonin e ardhshëm, duke ju referuar blerjeve të reja, objektivave kryesorë si dhe futbollistëve që do të qëndrojnë nga sezoni i kaluar.
Donnarumma, Romangoli, Bonaventura dhe Suso janë futbollistët e vetëm që kanë marrë besimin e pronarëve të ri. Rodriguez, Musacchio dhe Keise tre futbollistët që janë blerë zyrtarisht, ndërsa Keita, Biglia dhe Conti kanë një marrëveshje me klubin.
E vetmja dilemë është sulmi, ku po punohet me nxitim për të sjellë në “San Siro” Andrea Belotin e Torinos.
