Barcelona gjatë kësaj vere do të bëjë disa ndryshime në skuadër, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të kthehet të dominojë në La Liga dhe Evropë
Drejtuesit e Barcelonës kanë përzgjedhur dy lojtarët, të cilët dëshirojnë t’i transferojnë gjatë kësaj vere në Camp Nou.
Trajneri i ri Ernesto Valverde ka kërkuar një mbrojtës të djathtë dhe një mesfushor, për të kompletuar skuadrën e tij.
Sipas Sport, Barcelona tashmë ka përzgjedhur dy lojtarët e kërkuar nga trajneri dhe tashmë vetëm duhet të punohet në transferimin e tyre.
Në krahun e djathtë është përzgjedhur mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin, ndërsa në mesfushë italiani Marco Verratti.
Spanjolli pritet t’i kushtojë Barcelonës 45 milionë euro, ndërsa Verratti rreth 80 milionë euro. /Express/
