BallinaShqiptarePërleshje mes militantëve të partive, goditet daja i Ministres

Përleshje mes militantëve të partive, goditet daja i Ministres

Të ngjajshme

Daja i kandidates sociliste për deputete në qarkun e Beratit, Ermonel Felaj, është godiur mëngjesin e sotëm në Kuçovë.

Një video e sherrit është publikuar në media ku shihet një person që goditet me shqem dhe shtrihet në tokë. Aty mblidhen njerëz që tentojnë të ndajë personat e përfshirë në sherr, ndërsa vërehet edhe mbërritja e një makine policie. Nga raportimet në media, flitet për një sherr mes militantëve të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndërkaq, burime nga policia e Kuçovës thanë për SYRI.net se personi i dhunar është daja i ministres dhe kandidates për deputete në qarkun e Beratit, Ermonela Felaj.

Policia ka nisur hetimet për dy vëllezër (nën 18 vjeç), të cilët po procedohen në gjendje të lirë, nën akuzën se kanë dhunuar dajën e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Dosja hetimore i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës.

Ermonela Valikaj Felaj renditet e dyta në listën e kandidatëvëe për deputetë të Partisë Socialiste, në qarkun e Beratit.

/SYRI.net/

/SYRI.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz