Pas një muaji agoni, ka humbur jetën i moshuari shqiptar që u plagos rëndë në aksidentin e ndodhur në rrugën “Radici in Piano” të Sasuolos (Itali) në 3 Maj.
Gjendja e tij u duk menjëherë serioze dhe u mbajt nën kujdes intensiv për këto katër javë.
Pas vdekjes së të moshuarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga media lokale që raportuan sot lajmin, familja ka kërkuar autopsinë e viktimës.