S’kanë të ndalur spekulimet për të ardhmen e sulmuesit të Borusia Dortmund, Pierre Emerik-Aubameyang.
Gazeta gjermane “Bild” shkruan se për sulmuesin gabonez ka marrë fund aventuar e tij në Bundesligë, pasi ai ka nënshkruar kontratë me PSG, përcjell Drenicapress.
Sipas “Bild” PSG do të derdhë në arkat e klubit gjerman afro 61 milion funte.
Për këtë sulmues interesim ka edhe nga Anglia, por PSG është në avantazh për ta bërë të vetin sulmuesi e frikshëm./Drenicapress.info/