Sulmuesi i Kosovës, Bersant Celina, është në pronësi të Manchester City, por në sezonin që lamë pas ai luajti për Tventen në Holandë.
Për talentin kosovar ka ardhë një ofertë nga Boltoni, ekip ky që luan në Ligën e dytë të Anglisë, njofton Drenicapress.
“E di se Boltoni është shumë i interesuar që të më transferojë. Por të shohim se çfarë do të ndodhë. Ka edhe disa klube të tjera të rëndësishme, por besoj se Boltoni është mjaftueshëm i mirë. Klube që promovohen në gara, mund të befasojnë. Boltoni është klub i madh që i takon Championshipit apo Premier Ligës”, tha Celina për Aftenposten.
Ndërkohë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga trajneri i City, Pep Guardiola, për Celinan që si duket në sezonin e ri do të luaj në futbollin anglez./Drenicapress.info/