Stefano Pioli, ish-trajner i Lacio dhe Interit, është bërë me skuadër të re.
Fiorentina ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Piolin për një kontratë dy vjeçare, transmeton Drenicapress.
51-vjeçari sezonin që lamë pas ishte pjesë e Interit për një periudhë 6 mujore por u shkarkua për mungesë rezultatesh.
Pioli ka zëvendësuar Paolo Sosan e shkarkuar me të cilin Viola u rendit e teta në fund të sezonit në Seria A./Drenicapress/