back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaBotëLondër, 130 imamë të vendosur: Nuk i varrosim terroristët

Londër, 130 imamë të vendosur: Nuk i varrosim terroristët

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Një grup prej 130 imamësh dhe udhëheqësish fetarë kanë refuzuar të kryejnë varrosjen dhe lutjet tradicionale të funeralit për sulmuesit e Londrës.

Udhëheqësit musliman thanë se nuk do të kryejnë ritualin që kryhet normalisht për çdo musliman, pavarësisht nga veprimet e tyre.

Në një deklaratë të postuar mediat sociale, grupi i imamëve tha: “Në dritën e parimeve etike të cilat janë thelbësore për Islamin, ne nuk do të kryejmë lutjet tradicionale të funeralit për autorët e krimit dhe gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve fetare që mos ta japin një privilegj të tillë për keqbërësit.
Deklarata shtoi: “Ky vendim vie për shkak se veprimet e tilla të padrejta janë krejtësisht në kundërshtim me mësimet e larta të Islamit”.

Udhëheqësit fetarë të të gjitha prejardhjeve kanë dënuar sulmin që vrau shtatë persona dhe la 47 të plagosur të shtunën në mbrëmje, kur tre burra sulmuan këmbësorët pranë Borough Market dhe London Bridge.

Një panel folësish në Xhaminë e Londrës Lindore thanë se ata do të punonin për të luftuar narracionin e shtrembëruar të ekstremistëve dhe perversitetin e tyre në emër të fesë. /mesazhi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz