BallinaLajmePërfaqësuesit e BE-së në Kosovë të shqetësuar rreth incidenteve në veri

Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë të shqetësuar rreth incidenteve në veri

Të ngjajshme

Shpërthime të fuqishme raportohen në Teheran

Sipas katër burimeve, shpërthime të fuqishme po ndodhin në...

Situata politike në Kosovë, reagon për herë të parë Albena Reshitaj

Pas debatit mbi përçarjet në koalicionin Guxo dhe moszgjedhjes...

Përfaqësuesja e Posaçme e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe shefi i Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 11 qershorit, Alojz Peterle, kanë shprehur shqetësimin rreth incidenteve dhe kërcënimeve dhe presionit që po ndodhin në pjesën veriore të Kosovës, në kohën e fushatës zgjedhore.

“Ne përsërisim nevojën që të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga praktikat që janë në kundërshtim me parimet demokratike dhe në mënyrë të përpiktë ta respektojnë ligjin”, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

“Për ne, e drejta e Kosovës për të zgjedhur udhëheqësit e saj, pa frikë apo ndërhyrje, është një parim i shenjtë. Çdo gjë më pak se kjo nuk paraqet demokracinë që njerëzit në Kosovë e presin dhe e meritojnë”, përfundon deklarata.

Reagimet e zyrtarëve të BE-së kanë pasuar disa incidente në veri të Kosovës ndërmjet përfaqësuesve politik serbë. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz