back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeDaka pret në takim kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës

Daka pret në takim kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka pret në takim kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu dhe Drejtorin e Qendrës së ofrimit të shërbimeve për të verbër nga kjo shoqatë, Daut Tishuku. Pas takimit, Daka, Kadriu dhe Tishuku do të mbajnë konferencë për media.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe në këto zgjedhje do t’u ofrojë mundësi personave të verbër dhe me të pamur të dobësuar që të mund të votojnë në mënyrë të pavarur dhe të ruajnë fshehtësinë e votës së tyre, përmes shabllonëve në shkrimin e Brailit.

Në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, KQZ-ja ka planifikuar që në çdo Qendër Votimi (889 Qendra Votimi) të dërgojë shabllon në shkrimin e Brailit dhe Listën e Kandidatëve të Subjekteve Politike në këtë shkrim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ndër institucionet e rralla në botë që edhe kësaj kategorie ua lehtëson pjesëmarrjen në votime, në Ditën e Zgjedhjeve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz