BallinaLajmeVeseli në Mitrovicë: S’lejojmë më provokime nga Serbia

Veseli në Mitrovicë: S’lejojmë më provokime nga Serbia

Të ngjajshme

Shpërthime të fuqishme raportohen në Teheran

Sipas katër burimeve, shpërthime të fuqishme po ndodhin në...

Situata politike në Kosovë, reagon për herë të parë Albena Reshitaj

Pas debatit mbi përçarjet në koalicionin Guxo dhe moszgjedhjes...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur tubimin e radhës elektoral në Mitrovicë.

Në palestrën ‘Minatori’, Veseli tha se Fillimi i Ri është garancë për një fuqizim të shtetit, për një afirmim të Kosovës në botë.

Ai përmendi para mitrovicasve se Fillimi i Ri është një koncept për zhvillim ekonomik dhe përkujdesje për kategoritë e shumta të shoqërisë. Në këtë frymë, ai ritheksoi premtimin për fokusim në mbështetje të bizneseve për rritje të prodhimit dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Po ashtu, kreu i PDK-së premtoi edhe një herë rritje të pagave për sektorin publik.

Veseli tha se qeverisja e ardhshme do t’ia rikthejë namin Trepçës.

Ai theksoi se me Fillimin e Ri s’do të lejohen më provokime nga Serbia drejt Kosovës.

“Ka marrë fund Serbia këtu, s’ka më trena. Serbia më kurrë nuk do të kthehet”, tha ai.

I pari i PDK-së ritheksoi se do të ketë kthim të shqiptarëve në veri dhe investime në atë pjesë për të mundësuar një bashkëjetesë në paqe.

Veseli tha se duhet të ketë bashkim e jo ndasi mes njerëzve, sepse vetëm kështu mund të ketë zhvillim në të gjitha sektorët e jetës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz