back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaSportBarcelona dhe Arsenali arrijnë marrëveshjen për shkëmbimin e madh

Barcelona dhe Arsenali arrijnë marrëveshjen për shkëmbimin e madh

Të ngjajshme

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

I mituri kapet në ngasje të veturës, policia në Obiliq i gjobit babain

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga njësitet...

Hector Bellerin dhe Arda Turan mund të shkëmbehen, pasi Barcelona dëshiron ti plotësojë çdo dëshirë Ernesto Valverde.

Spanjolli Hector Bellerin është vendosur në krye të listës së blerjeve të trajnerit të ri të Barcelonës.

Hector Belerin mund të zëvendësohet me mesfushorin e Barcelonës, Arda Turan, pasi mesfushori “ra dakord” për t’u bashkuar me ekipin e Arsene Wenger.

Hector Bellerin është gati të largohet nga Arsenali për Barcelonën. Bellerin ka lindur dhe është rritur në Barcelonë, që do të thotë se një lëvizje në klubin e tij të lindjes do të kishte kuptim.

Por ky transferim do të mërziste disa tifozë të Arsenalit, të cilët e kanë parë Bellerinin si të ardhmen e klubit dhe madje një kapiten të ardhshëm.

Gazeta e përditshme spanjolle Sport tha në lidhje me Valverde duke i dhënë dritën e gjelbër një lëvizjeje për 22-vjeçarin. Bellerin mund të mbushë boshllëkun aq të ndjerë që nga largimi i Dani Alves.

Ndërkohë, Barca është e gatshme të fitojë para nga Turan dhe tani krijon mundësinë e një shkëmbimi midis dy klubeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz