Reagimet kryesore jashtë vendit, të shprehura me anë të deklaratave apo në Twitter pas sulmit të djeshëm në Londër ku u shënuan gjashtë të vdekur.
“Presidenti amerikan, Donald Trump shkroi menjëherë në “Twitter”.
“Çfarëdo që të kemi mundësi për të ndihmuar Londrën dhe Britaninë e Madhe, do ta bëjmë pa diskutim. Ne jemi me ju! Zoti ju bekoftë!”.
Trump bëri gjithashtu thirrje për urdhrin e tij ekzekutiv për ndalimin e udhëtimeve drejt SHBA-së nga 6 vendet me shumicë myslimane, urdhër që është sfiduar nga disa gjykata amerikane.
Departamenti i Shtetit
Sulme të pamëshirshme kundër civilëve të pafajshëm. I gjithë populli amerikan solidarizohet përkrah popullit britanik.
Bill de Blasio, kryebashkiaku i Nju Jorkut
“Nju Jorku është në krah të qytetarëve londinezë”. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre dhe për stafin e guximshëm të shërbimeve të sigurisë.
Kanada
Justin Trudeau, kryeministri kanadez
“Sërish sulme tragjike në Londër”
”Kanadezët janë të bashkuar për të shprehur ngushëllimet më të sinqerta në mbështetje të miqve tanë në Londër”.
Bashkimi Evropian
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker njoftoi se i ndiqte i tmerruar incidentet e fundit. “Mendimet dhe lutjet janë për viktimat dhe familjarët e tyre. Ju lutem ruani qetësinë”.
Gjermania
Kancelarja gjermane, Angela Merkel
“Sot jemi të lidhur përtej të gjitha kufijve marrë shkas nga dhimbja dhe pikëllimi por gjithashtu edhe nga vendosmëria”.
Francë
Macron ishte ndër të parët që reagoi për ngjarjen e orëve të vona të darkës së djeshme. “Përballë kësaj tragjedie të re, Franca është më shumë se kurrë në krah të Britanisë. Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe të dashurit e tyre”.
Itali
Kryeministri italian, Paolo Gentiloni
“Në nderim të viktimave, jemi të bashkuar në angazhimin tonë të përbashkët për të luftuar terrorizmin”.
Ministri i Punëve të Jashtme, Angelino Alfanao
“Ju nuk jeni vetëm”.
Spanjë
Kreu i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy
“Jam i përfshirë në shqetësimin e sulmeve të Londrës, një lajm i trishtuar. Solidariteti dhe mbështetja jonë shkon për autoritetet dhe popullin britanik.
Austri
Presidenti austriak, Alexander Van Der Bellen dënon në formën më të prerë këtë akt të pamëshirshëm. Solidaritet me popullin britanik.
Poloni
Ministria e Punëve të Jashtme
“Mbështesim thellësisht popullin dhe autoritetet e Britanisë së Madhe.
Australi
Kryeministri, Malcolm Turnbull
“Ngushëllime dhe mbështetje ndaj viktimave dhe popullit britanik.
Ariana Grande
“Lutem për Londrën”. /trt/