back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, nxënësit e “Rasim Kiçinës” më të mirët e Kosovës në futboll

Drenas, nxënësit e “Rasim Kiçinës” më të mirët e Kosovës në futboll

Të ngjajshme

Shkollat fillore të Kosovës përmbyllën garat sportive në futboll. Shkolla “Rasim Kicina” nga Drenasi arriti suksese të jashtëzakonshme, duke fituar vendin e parë në Kosovë, njofton drenicapress.info

Fillimisht garat në futboll u zhvilluan në nivel komunal, në të gjitha shkollat e Kosovës.

Nxënësit e shkollës “Rasim Kiçina” arritën që sfidën e parë të kalojnë më mjaft lehtësi, duke zënë vendin e parë në komunën e Drenasit.

Garat e mëtejme vazhduan në nivel të regjioneve, ku prapë nxënësit e kësaj shkolle arritën të shënojnë fitore dhe të përfaqësojnë regjionin e Prishtinës në nivel Kosove.

Sfida e këtyre nxënësve nuk përfunduan me këtë sukses. Duke ditur kapacitetin e tyre, mësimdhënësi i Edukatës fizike punoj gjatë gjithë kohës me ta, duke i përgatitur për garën e nivelit më të lartë të shkollave, atë të shkollave përfaqësuese regjionale të Republikës së Kosovës, shkruan drenicapress.info

Falë talentit dhe angazhimit të nxënësve: Dorent Hajdari, Elton Kastrati, Sheremet Hajdari, Sokol Kiçina, Olt Bytyqi, Albion Bujupi, Ibrahim Cërvadiku, Arbison Smakiqi, Endrit Kuqica, Eduard Osmani, Valmir Dervishi dhe Drenor Morina, si dhe punës së mësimdhënësit, Ylber Qorri, në pranin edhe të udhëheqësve të shkollës së Drenasit, të cilët i përkrahën gjatë gjithë këtij rrugëtimi të suksesshëm, nxënësit punën e tyre arritën ta kurorëzojnë me fitore në ndeshjen përfundimtare në Kamenicë, kundrejt shkollës së Gjilanit dhe me këtë të shpallen më të mirët e Kosovën, në nivel të përfaqësimit të shkollave regjionale.

Me këtë fitore dhe sukses, edhe njëherë u dëshmua se Drenasi nga gjiri i saj ka nxjerr dhe vazhdon të nxjerrë talent të jashtëzakonshëm sportive. /Drenica Press/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz