back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaSportInvervistat e Zidane, Ramos dhe Marcelo përpara finales

Invervistat e Zidane, Ramos dhe Marcelo përpara finales

Të ngjajshme

Zinedine Zidane, Sergio Ramos dhe Marcelo u shfaqën përpara mediave për të folur për finalen e nesërme ndaj Juventus në Cardiff (20:45h).

Ramos: ”Ne duhet të harrojmë të shkuarën, kemi një histori të begatë. Tani duhet të mendojmë sikur kjo është finalja jonë e parë dhe të tentojmë të fitojmë përsëri, dy herë rradhazi.”

”Është një stadium i madh dhe një mundësi e mirë për lojtarët më të mirë në botë të tregojnë nivelin e tyre. Futbolli na ka dhënë një tjetër shans. Finalja e katërt në 3 vitet e fundit. Është një arritje e jashtëzakonshme. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’a fituar. Në finale nuk ka avantazhe. Kemi shijuar kampionatin dhe kemi ngritur motivin, por do të jetë e vështirë.”

”Jemi shumë krenar që Zidane është lideri i kësaj skuadre të vështirë e të komplikuar. Ne nuk jetojmë në të shkuarën. Duhet të përfundojmë me kokën lartë duke dhënë gjithçka në fushë. Tifozët do të jenë të kënaqur. Ne luftojmë deri në fund. Deri në vërshëllimën e fundit ka gjithmonë një shans për të ndryshuar rezultatin. Shpresoj të mos vuajmë aq sa vuajtëm në Lisbonë. Shpresoj që Zidane të qëndroje me ne për sa më gjatë që është e mundur. Ai është pjesa më e rëndësishme e kësaj anije.”

Marcelo: ”Ne e dimë se për çfarë jemi këtu dhe çfarë duhet të bëjmë. Të tjerët mund të thonë çfarë të duan. Zidane arriti qetësisht në një kohë kur ne kishim nevojë të fitonim gjithçka. Dhe numrat flasin vetë. Shpirti i Real Madridit të obligon të luftosh deri në fund.”

Zidane: ”Jemi gati për këtë ndeshje. Real Madridi jeton me presionin. Jeton me ndeshjet ku gjithçka mund të ndodhë. Ne nuk jemi favoritë. Është 50-50. E shijoj atë që po ndodhë me ne. Po jetojmë diçka spektakolare. Është shumë bukur të luash një tjetër finale Jemi të gjithë në të njëjtën anije. Ata të cilët luajnë më tepër dhe ata të cilët luajnë më pak janë njëjtë të rëndësishëm.”

”Cristiano është një person i mirë, ai kujdeset për të tjerët. Ajo që më impresionon më tepër është profesionalizmi i tij. Cristiano gjithmonë dëshiron të fitoje. Ai është një lider i lindur. Nëse Cristiano dhe unë do të kishim luajtur në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën periudhë, a do të kishte qenë ylli i skuadrës.”

”Juventus nuk është një skuadër që vetëm mbrohet, ata janë më tepër se kaq. Do të jetë një ndeshje e hapur. Isco dhe Bale janë dy lojtarë që mund të luajnë sëbashku.”

”Alves thotë që goli i Mijatovic në vitin 1998 ishte në pozitë jashtë loje? Të gjithë mund të thonë çfarë të duan. Ai nuk ishte në atë finale. Mua më bën vetëm për ndeshjen e nesërme. Ne nuk do të ndryshojmë asgjë nga ajo që kemi bërë deri më tani. Do të japim gjithçka. Gjëja më e rëndësishme është të japim maksimumin tonë. Mesfusha do të jetë shumë e rëndësishme nesër. Juventus mbrohet shumë mirë, por jo vetëm kaq. Ata kanë poashtu edhe lojtarë shumë të mirë në sulm.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz