Real Madrid dhe Juventus tashmë kanë arritur në Cardiff, ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri dhe Dani Alves do të shfaqet para gazetarëve në orën 17.15, derisa stërvitjen do ta mbajnë në ora 18:30, përcjell Express.
Kurse, trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane në konferencën për media do të del në ora 18:45, kurse stërvitjen në stadiumin ‘Millenium’ do ta mbajë në ora 19.30.
Finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit do të zhvillohet më 3 qershor në Cardiff të Uellsit. /Express/
Real Madrid
Juvetnus