Bëhet e ditur se sot pas orës 15’të ka ndodh një aksident komunikacioni në fshatin Tërstenik të Drenasit.
Lexues të drenicapress.info kanë dërguar foto në adresë të portalit, ku kanë theksuar se aksidenti ka ndodh në aksin rrugorë Drenas-Skenderaj, më konkretisht në afërsi të market Sharrit, në fshatin Terstenik.
Drenica Press sipas një burimi jozyrtar mëson se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona. Organet e rendit dhe ndihma e shpejt kanë qenë në vendin e ngjarjes. /Drenica Press/