BallinaLajmeMuja: Çka po kërkon Shpend Ahmeti në kënetën e LDK-së?!!

Muja: Çka po kërkon Shpend Ahmeti në kënetën e LDK-së?!!

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kandidati për deputet, Shaip Muja, ka thënë se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shembulli se deri ku shkon imoraliteti politik.

Lexojeni postimin e plotë të Shaip Mujës në Facebook

Duke qenë pa program dhe pa vizion për Kryeqytetin, me përjashtim të gjetjes së ndonjë strehe a paterice për të livadhisur deri në fund të mandatit me parulla boshe, Shpend Ahmetit i kthehet dashuria për LDK-në, duke harruar madje 70 akuzat për kreun e kësaj partie dhe debatet e pafund kundër saj. Shpendi po kërkuaka koalicion paszgjedhor me LDK-në. Shembull se deri ku shkon imoraliteti politik.

Shpend Ahmeti ka dëshmuar se dhelpëria e VV është e tejdukshme, spekulative dhe për “konsum për masat e gjëra”, sepse, në fillim të fushatës, joshë qytetarët me skema e koalicione paszgjedhore. Ky peshkim i kotë i tij, madje imoral, në kënetën e LDK-së, dëshmon për ligësinë e kësaj lëvizjeje dhe makiavelizmin ekstrem.

Vetëvendosje nuk la “prehër” pa u ulë që sado pak të ngrohet dhe pastaj të deklarohet sikur nuk bëri koalicione “për parime”. VV me të gjitha forcat u përpoq “të kapet” diku, i shkoi huq me koalicione parazgjedhore. Shpendi, si trimosh që është, synon që të “kap” trenin e fundit, koalicionin paszgjedhor, aq të rëndësishëm për mbijetesën personale politike. Se çka synon me votat paszgjedhore të LDK-së, është e qartë. Tashmë, për çdo njohës të politikës, lajkat e tij ndaj LDK-së, nuk i sjellin “kapje” më të vlershme se të ndonjë bretkose në atë kënetë. O tempora, o mores!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz