back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeVeseli në Pejë: Kosova ka nevojë për orientim të pastër kah perëndimi

Veseli në Pejë: Kosova ka nevojë për orientim të pastër kah perëndimi

Të ngjajshme

Në një tubim në Pejë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka shpalosur platformen Fillimi i Ri.

Ai tha se fjala kryesore e këtij koncepti është orientimi kah zhvillimi ekonomik si dhe do të ketë një përkrahje të madhe për rininë dhe gratë.

Një orientim i madh, tha ai, do të jetë edhe bujqësia për të forcuar prodhimin vendor. E kjo do të bëhet duke rritur buxhetin në 120 milionë euro në vit.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe dy inevstitorë gjermanë në Kosovë. Veseli i falenderoi ata dhe i ftoi që të thirrin edhe investitorë tjerë gjermanë në Kosovë.

“Kosova ka nevojë për investitorë gjermanë, ka nevojë për shpirtin e ndermarrësisë gjermane dhe perendimore”, ka thënë ai.

Ai përvec tjerash ka folur edhe për mbeshtetjen që shoqria dhe institucionet duhet t’iu japin njerëzve me nevoja të vecanta. Ata, tha Veseli, janë pjesë e kësaj shoqrie dhe duhet ta japin dijen dhe forcen e tyre për vendin.

Kreu i PDK-së po ashtu tha se diaspora duhet ta gjejë vendin e meritur dhe institucionet kanë obligime ndaj saj. Mbeshtetja që diaspora jep për Kosovën, tha Veseli, duhet të përfshihet në ekonominë e vendit me investime të ndryshme që i ndihmojnë vendit në të gjitha sferat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz