Sot në fshatin Tërnac të Komunës së Skenderaj janë përkujtuar dëshmorët Mustafë Haxhiu dhe Bedri Haxhiu të rënë me 28.05.1999, transmeton Drenica Press.
Në këtë përkujtim të dëshmorëve mori pjesë edhe ish eprori i UÇK – së dhe tani deputet i Kuvendit të Kosovës Bekim Haxhiu. Haxhiu para të pranishmëve mbajti një fjalë rasti, ku Mustafë Haxhiun e kujtoj si një ushtar që lirisë i fali jetën për të ndritur të ardhmen tonë.
Ndërkaq në emër të familjes së Mustafë Haxhiut të pranishmit i përshëndeti Haxhi Haxhiu.
Me rastin e përkujtimit të dëshmorit Mustafë Haxhiut, shkolla fillore “Idriz Berani” për nder të veprës së tij për lirinë e Kosovës shpalosën një program kulturo-artistik.
Me këtë rast kurora lulesh ka vendosur shoqata e OVL -së Hysni Gucati.
Veprën e Mustafë Haxhiut e nderuan Nënkryetari Fadil Nura, deputeti Abdyl Ymeri dhe shumë pjesmarrës tjerë, duke kujtuar Mustafën si njeri që ndriti rrugën e lirisë së Kosovës./drenicapress.info/