back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaBotëI papëlqyer, emërtimi “arena” nis të hiqet nga terrenet sportive në Turqi

I papëlqyer, emërtimi “arena” nis të hiqet nga terrenet sportive në Turqi

Të ngjajshme

Theret me thikë një person në Podujevë

Një person është therë me thikë në Podujevë. “LËNDIM TRUPOR...

Rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës mësynë bregdetin vetëm të shtunën

Edhe fundjavën e dytë të shtatorit në pikën kufitare...

Punime, ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS njofton se sot do të kryhen punime të...

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me...

Në ndjekje të shembujve në Europë apo më tutje, shumë prej klubeve turke, posaçërisht ato të futbollit, patën nisur t’i quanin terrenet e tyre sportive me emërtimin “arena”.

Një risi e pritur jo mirë nga presidenti i vendit, që dy ditë më parë ka bërë të ditur se e ka udhëzuar ministrin për sportet që të urdhërojë heqjen e fjalës “arena” nga të gjitha emërtimet e terreneve sportive në Turqi.

Ky vendim ka të bëjë si me përpjekjen për ruajtjen e gjuhës turke, po ashtu dhe me domethënien negative të fjalës “arena”.

“Unë jam kundër ‘arenave’,” do të thoshte presidenti turk. “Nuk ka diçka të tillë në gjuhën tonë. Hidhini një sy përkufizimit; nuk mund të ketë diçka të tillë.”

Klubi i parë që ka vendosur ta ndryshojë një emërtim të tillë është Gallatasaraji. “Türk Telekom Arena” është vendosur të zëvendësohet me “Stadiumi Türk Telekom”.

E njëjta gjë do të ngjasë me terrenin e ri futbollistik të Beshiktashit, që nga “Vodafone Arena” do të bëhet “Stadiumi Vodafone”. /tesheshi.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz