back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaRegjionaleKush tha që n’Drenicë s’ka rrugë pa asfalt, kjo rrugë nuk do...

Kush tha që n’Drenicë s’ka rrugë pa asfalt, kjo rrugë nuk do koment (Foto)

Të ngjajshme

Është krijuar një bindje në pjesët tjera të Kosovës, se në Drenicë është punuar më së shumti në asfaltimin e rrugëve.

Madje ka të atillë që thonë se në Drenicë nuk mund të gjeshë rrugë të pa asfaltuara.

Por një rrugë në fshatin Tushilë të Skenderajt përgënjeshtron më së miri bindjet e krijuara, raporton Drenicapress.

Rruga që shihet në fotografi është në fshatin Tushilë. Në këtë rrugë grafitojnë mbi 10 familje, dhe rruga është shumë e keqe, madje edhe e pakalueshme për këmbësorët.

Banorët e kësaj lagje të Tushilës i bëjnë thirrje komunës që sa më parë të rregullohet kjo rrugë, për t’ja lehtësuar sado pak jetën këtyre banorëve./Drenicapress.info/

Fotografia e Fshati Tushilë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz