back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaSportNga sot çdo serb do ta urrej Romën: Në videon lamtumirëse për...

Nga sot çdo serb do ta urrej Romën: Në videon lamtumirëse për Tottin, shfaqet edhe pavarësia e Kosovës (Video)

Të ngjajshme

AARC: S’ka sovranitet të Kosovës pa SHBA – të veprohet me urgjencë

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka shprehur “shqetësimin më...

Usain Bolt tregon lojtarin e Barcelonës që mund ta mposhtë në një garë

Usain Bolt ka zbuluar se cili yll i Barcelonës...

SHBA zotohet të mbrojë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’

SHBA tha në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të...

Francesco Totti, një legjendë e futbollit, të dielën do të luajë ndeshjen e fundit për klubin e Romës.

Totti debutoi si futbollist profesionist në vitin 1993 dhe kurrë gjatë karrierës nuk ka ndryshuar ngjyrat e klubit.

Në nder të largimit të “Princit të Romës”, ka pasur shumë mesazhe lamtumirës në të gjitha rrjetet sociale.

Ndërkaq, skuadra romake i ka renditur dhjetë gjëra që kanë ndodhur gjatë kohës sa italiani ka luajtur futboll, transmeton Telegrafi.

Një prej tyre, mediat serbe e kanë marrë si ofenduese dhe ka të bëjë me Kosovën.

Në fakt, një prej ndryshimeve gjatë këtyre 24 vjetëve është shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe këtë klubi romak e ka renditur në vendin e dytë pas lansimit të iPod në vitin 2001.

Pas kësaj vijnë edhe lindja e Justin Bieberit, transmetimi i episodit të parë të serisë “Friends”, filmi i parë i serisë së filmave rreth Harry Potter dhe shpikja e Sony PlayStation. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz