back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmePD uron besimtarët me rastin e fillimit të muajit të bekuar të...

PD uron besimtarët me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Partia e Drejtësisë, uron të gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës dhe më gjerë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke iu uruar shëndet, mirëqenie, agjërim të lehtë dhe pranim të gjitha veprave të devotshmërisë në emër të Allahut të Madhërishëm.

Muaji i bekuar i Ramazani është muaj i solidaritetit dhe bamirësisë, që i afron njerëzit me njëri-tjetrin për të ndarë jo vetëm gëzimin e besimit në Zotin e Madhërishëm por edhe për të deklaruar shkallën  më të lartë të përgjegjësisë ndaj tij.

Muaji i shenjtë i Ramazanit është ndër obligimet hyjnore në të cilin kultivohen vlera më fisnike njerëzore, toleranca, respekti i ndërsjellë, dashuria midis njerëzve dhe gatishmëria për sakrificë materiale për të gjithë nevojtarët

Zoti Fuqiplotë ju ndihmoftë që të gëzoni të gjitha begatitë e këtij muaji të bekuar, duke pastruar mendjet tuaja dhe duke qetësuar e gëzuar shpirtrat tuaj fisnik.

Të Fundit

Sport

ShowBiz