back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeVeseli shkon për kontroll tek dentisti, thotë së shëndetësia ka nevojë për...

Veseli shkon për kontroll tek dentisti, thotë së shëndetësia ka nevojë për reformë (Foto)

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Kadri Veseli ka pasur sot nevojë për një kontroll tek dentisti dhe përveç kësaj, ai ka shfrytëzuar rastin që të bisedoj me mjekët dentist për sfidat dhe mundësitë në sistemin shëndetësor.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë kryetari i PDK’së, në një postim të tij në facebook. Me këtë rast, Veseli tha se shëndetësia ka nevojë për reformë.

“Jam i bindur se mjekët, dentistët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë mund të jenë pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë – e jo ta braktisin Kosovën në kërkim të kushteve më të mira të punës.”, ka shkruar në facebook bartësi i listës së koalicionit PDK-AAK-NISMA.

“Sot u ndala për një kontroll të shkurtër tek klinika dentale “Advanced Medical Center”. Stafi ishte tejet profesional, shembull i një praktike të standardeve perëndimore. Fillimi i Ri i konsideron mjekët aset nacional dhe do të dedikojë resurse dhe kohë që shëndetësia e Kosovës të reformohet thellësisht. Qytetarët duhet të jenë në fokus të sistemit shëndetësor, e jo kontrabanduesit e barnave”, shkruan Kadri Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz