back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeHoxha: Noteria i kontribuon përmirësimit të jetës së qytetarëve

Hoxha: Noteria i kontribuon përmirësimit të jetës së qytetarëve

Të ngjajshme

Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Rayo Vallecano – Drita

FC Drita sonte ndeshjen e gjashtë dhe të fundit...

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Kina vendos taksë mbi prezervativët

Kina do t’i japë fund një përjashtimi të gjatë...

Sot, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim, Presidentin e Unionit Ndërkombëtar të Noterisë, Marqueno Jose de Lano, zv. Presidentin Lucini, Kryetaren e Odës së Noterisë së Republikës Kosovës znj. Arbena Shehu, si dhe Fatmir Halimi.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, tha se është shumë e përkushtuar që sistemi i drejtësisë të jetë në përputhje me standardet më të avancuara ndërkombëtare. “Fokus i ynë është të përmirësojmë shërbimet ndaj qytetarëve, të jenë sa më të mira, më të shpejta dhe efikase për të gjithëqytetarët. Noteria në Kosovë është në rrugën e duhur dhe sistemi juridik është më efikas me punën e noterisë, theksoi ministrja Hoxha.

Z. Marqueno Jose de Lano, president i Noterisë, theksoi se është i lumtur për punën e mrekullueshme të noterisë në Kosovë duke theksuar se noteria i sjellë vendit siguri juridike, pa të cilën nuk mund të ketë besim edhe për investime, kredi e përparim social.

Në fund të takimit, Ministrja Hoxha e falënderoi, Presidentin e Unionit Ndërkombëtar të Noterisë, Marqueno Jose de Lano, dhe zëvendëspresidentin Lucini, për mbështetjen që i kanë dhënë dhe që po i japin Noterisë së Republikës se Kosovës, e cila ka kontribuar që të përmirësohet jeta private e qytetarëve të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz