back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovës arreston katër persona të dyshuar për përgatitje të veprave...

Policia e Kosovës arreston katër persona të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste

Të ngjajshme

Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Dardan Krivaqës

Në Gjykatën Supreme pritet që më 22 dhjetor 2025...

Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Rayo Vallecano – Drita

FC Drita sonte ndeshjen e gjashtë dhe të fundit...

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Rënda në mbështetje të Njësisë Speciale Operative, sot me datën 25 maj 2017, ka realizuar një operacion të gjerë policor të mbështetur edhe në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme, që përfshijnë regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt.

Operacioni policor është realizuar mbi dyshimet e bazuara të përfshirjes së disa personave të dyshuar në veprat penale ‘përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Veprimet policore kanë rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar në vijim:

  • R. S.      viti i lindjes 1961,               m/sh/k
  •    H.H.  viti i lindjes 1966,               m/sh/k
  •    B. K.   viti i lindjes 1958,              m/sh/k
  •    S. B.    viti i lindjes 1971,              m/sh/k

Pas intervistimit të personave të dyshuar, prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim 48 orë ndaj të dyshuarit (R.S.) dhe (S.B.), ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Vlen të potencohet se gjatë kontrollit të shtëpive janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:

  • 1 revole me karikator dhe 2 fishekë,
  • 1 pushkë ajrore, 7 fishekë të gjuetisë,
  • 1 shtëpizë e kompjuterit,
  • 6 telefona celularë, disa fletore, USB, etj.

Të gjitha dëshmitë dhe provat materiale të sekuestruara do të dërgohen për ekzaminim të mëtutjeshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz